Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija pëson humbjen e parë dhe dorëzon kreun

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e parë në kampionatin maqedonas, teksa është mposhtur në mënyrë të befasishme në shtëpi nga Pobeda, me rezultatin 0-2.

Në Tetovë kuqezinjtë e Qatip Osmanit u befasuan nga miqtë, të cilët pasi mbajtën sfidën në barazim në pjesën e parë, arritën të shënojnë dy herë në 45-minutëshin e dytë.

Tashmë Shkëndija përfundon përkohësisht në vendin e tretë, duke i dhënë mundësi Vardarit të shkëputet me tre pikë në krye të renditjes, falë fitores së sotme me rezultatin 1-0 ndaj Sileksit.

Shkëndija është skuadra kampione në fuqi në Maqedoni, teksa sezonin e kaluar fitoi gjithçka, ndërsa këtë vit synon të ruajë fronin, ndonëse në 7 javët e para numëron 4 fitore, 2 barazime dhe një humbje, dhe duket larg formës së disa muajve më parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...