Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija prezanton sulmuesin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar këtë të shtunë goditjen afrimin e rëndësishëm të merkatos, sulmuesin e krahut, Ljupço Doriev. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë mbyllur me sukses bisedimet me kryesinë e skuadrës Akademia Pandev, duke angazhuar 24-vjeçarin një vit para skadimit të kontratës me ekipin nga Strumica. Doriev dhe Shkëndija kanë firmosur kontratë trevjeçare dhe pas testeve mjekësore, lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut menjëherë bashkohet me kuqezinjtë në seancat stërvitore.

“Është hera e parë në karrierë që do të luaj jashtë Strumicës. Këtu, në Maqedoni, për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Është hap i madh për mua dhe jetën time. Vij te Shkëndija për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në Europë”, – u shpreh Doriev në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës.

Ljupço Doriev e ka nisur karrierën te Horizont Turnova, për të kaluar më pas në radhët e Akademia Pandevit, ku zhvilloi tri sezone shumë pozitive, të fundit edhe si kapiten i skuadrës. Në sezonin garues 2018/2019 regjistroi 16 gola në kampionat dhe si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyeshme u bë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...