Shkëndija e Tetovës do të përballet me gjigantin austriak të Salzburgut në orën 19:00, në sfidën e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, në një sfidë që Digitalb do ta sjellë ekskluzivisht për të gjithë shqiptarët, në Supersport 2.
Kuqezinjtë janë skuadra e vetme shqiptare që vijon të garojë në Ligën e Kampionëve dhe do të kërkojnë të mbajnë lart ngjyrat, pavarësisht kundërshtarit që kanë përballë.
Trajneri i tetovarëve, Qatip Osmani ka ndarë mendjen edhe për 11-shen e lojtarëve me të cilët do të tentojë t’u bëjë “demave” austriakë, duke rreshtuar skuadrën si më poshtë.
Vlen të përmendim se në dy turet e para, Shkëndija ka eliminuar uellsianët e TNS-së dhe moldavët e Sheriff Tiraspolit.