Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija që “ndezi zjarrin” e shqiptarisë

Krenari kuqezi. Shkëndija e Tetovës është fari orientues i futbollit shqiptar jashtë kufijve të vendit tonë. Një klub që përçon jo vetëm vlerat kombëtare në trojet shqiptare, por shembull i profesionalizmit, dedikimit ndaj fanelës dhe vlerave sportive. Në botën globale ku edhe futbolli ka marrë përmasa planetare, çdo klub kërkon të ruajë me fanatizëm ADN-në, vlerat e së shkuarës dhe historinë për ta bashkëngjitur në markën që kërkon të shesë dhe në rastin e Shkëndijës, kuqezinjtë kanë arritur të miksojnë në perfeksion filozofinë e një klubi modern. E themeluar në vitin 1979, brenda disa dekadave, Shkëndija nuk ndërtoi vetëm një skuadër por një model për të gjithë shqiptarët e maqedonisë. Klubi me qëndër në Tetovë përfaqëson vlerat e një suadre jo vetëm futbolli, por të një kombi të bashkua jashtë kufijve dhe brenda një shteti që jo rrallëherë ka tentuar të eklipsojë qënien e një komuniteti jo të vogël si ai shqiptar.

Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova por edhe shumë qytete të tjera të Maqeëdonisë me prani të shqiptarëve nuk mund të jenë veçse krenarë për këtë skuadër që gjatë dy viteve të fundit ka arritur t’i tregojë Europës se edhe pengesat më të mëdha mund të kalohen nëse në një skuadër bashkohen vlerat më të ira sportive dhe kombëtare. Kufijtë gjeografikë nuk kanë arritur të ndajnë futbollin shqiptar dhe tifozët e mrekullueshëm të kuqezinjve tetovarë. Zemra e tyre nuk rreh thjhesht për Shkëndijën. Ata e dashurojnë futbollin dhe vlerat që përçon futbolli shqiptar në botë. Humbja ndaj Milanit në stadiumin e Shkupit ishte thjesht një detaj i parëndësishëm për ata të pranishëm në stadiuin e kryeqëndrës maqedonase sepse një tjetër skuadër shqiptare ia kishte dalë mbanë. Skënderbeu që rreth 500 vjet më parë hapi portat e Eueopës për shqiptarët, po bënte të njëjtën gjë edhe në stadiumin e Elbasanit. Një hero kombëtar, një krenari kombëtare.

Atë që politika nuk ka arritur ta bëjë, e realizon më mënyrën më natyrale sporti. Tifozët dhe mbështetësit e Shkëndijës morën shkëndijën e tyre të gëzimit në një stadium ku Shqipëria nuk do të pritet si mysafire për eliminatoret e Botërorit dhe në një qytet ku pak ditë më parë, policia maqedonase ishte sjellë në mënyrë gati gati brutale ndaj lojtarëve dhe stafit të Skënderbeut. Në krahun tjetër, Shkëndija nuk mund të jetë veçse krenare për arritjet e pabesueshme brenda pak vitesh. Dy sezone në raundin play off të Europa League që me pak fat më shumë në short mund të ishin përkthyer edhe në kualifikim për në fazën e grupeve. Gjithsesi, kuqezonjtë nga Tetova tashmë kanë përpara tyre një mision edhe më të vështirë, trofeun e kampionit pas 6 viteve. Ishte viti 2013 kur pas një fushate mbarëshqiptare, kompania e mirënjohur “Ecolog” vendosi të marrë në pronësi skuadrën e shqipytarëve dhe brenda 4 viteve e ka transformuar në një fuqi të futbollit në vendin fqinjë. Shqiptarët e Tetovës tashmë kanë një simbol me të cilin të krenohen, ndërsa shqiptarët në mbarë botën mund të krenohen me këtë skuadër që ka arritur të bëjë një vend në zemrat e shqiptarëve.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...