Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija rikthehet te fitorja, Shkupi fiton derbin me Vardarin

Pas dy barazimeve radhazi, Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Pelisterin pasditen e sotme. Kuqezinjtë vuajtën jo pak në marrjen e tre pikëve, teksa golin e vetëm e gjetën në minutën e 88’, me anë të sulmuesit Valmit Nafiu.

Me këto tre pikë, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka blindon pozitat në krye të renditjes me 50 pikë, e ndjekur nga Shkupi me 43 pikë, ndërsa edhe këta të fundit bënë detyrën pasditen e sotme, duke fituar 2-0 ndaj Vardarit.

Skuadra shqiptare e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut ishte dominuese në derbin ndaj asaj maqedonase dhe arriti të shënojë dy herë me anë të ish sulmuesit të Laçit, Reginaldo dhe ish mbrojtësit të Vllaznisë, Filip Gligorov.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...