Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija shkatërron Renovën, “Ballistët” dhurojnë spektakël

Shkëndija vazhdon të vrapojë drejt titullit kampion të Maqedonisë, teksa ka marrë një tjetër fitore spektakolare, me rezultatin tenistik 1-6 në derbin tetovar me Renovën.

Ibraimi hapi serinë e golave në minutën e 3-të, Hasani dyfishoi shifrat në të 25-tën dhe sërish Ibrahimi në të 33-ën, vulosën shifrat 0-3, të pjesës së parë.

Menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, ishte Renova që reagoi dhe shënoi golin e parë me anë të Mishkovskit, por Shkëndija çoi topin në rrjetë edhe 3 herë të tjera, me anë të brazilianit Junior, Shefitit dhe Ferhan Hasanit, duke sigluar rezultatin final 1-6.

Ky derbi është luajtur në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes një spektakli të krijuar nga tifo-grupi tetovar ‘Ballistët’, me rastin e 25-vjetorit të themelimit.

Pas 17 javësh, Shkëndija vijon të udhëheqë bindshëm renditjen e Ligës maqedonase, me 43 pikë, e ndjekur nga Vardari me 29, por me skuadrën e Shkupit që ka luajtur 3 ndeshje më pak.

Ndërkohë

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...