Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkëndija shumë e fortë edhe për rusët e Orenburg!

Pas fitoreve në miqësoret ndaj Renovës dhe zviceranëve të Grasshoppers(ndeshje e cila u ndërpre në minutat e fundit të pjesës së parë kur rezultati ishte 0-2 në favor të kuqezinjëve), Shkëndija e Tetovës ka treguar forcën edhe përballë rusëve të Orenburg. Në miqësoren  e tretë në këtë minifazë përgatitore të dimrit të zhvilluar në Belek të Turqisë, skuadra e Qatip Osmanit fitoi me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Izair Eminit dhe Omar Imerit, nga një për çdo pjesë. Me kuqezinjtë në këtë duel debutuan edhe dy afrimet e merkatos së janarit, Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani ndërkohë që vazhdon të mungojë për shkaqe dëmtimi sulmuesi kryesor i tetovarëve, Besart Ibraimi. Edhe pse përballë kishte skuadrën që renditet në vendin e 10-të të Premier League ruse, Shkëndija luajti më mirë se Orenburg dhe mori një fitore plotësisht të merituar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...