Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija siguron portën, blindon deri në vitin 2023 “gardianin” e ri

Bekim Rexhepi ka firmosur kontratë afatgjatë me Shkëndijën deri verën e vitit 2023.

Një ditë para skadimit të kontratës së vjetër (15.06.2019), kryesia ka reaguar duke lidhur me marrëveshje afatgjatë portierin 22 vjeçar. Rexhepi ka firmosur kontratë të re katër (2+2) vjeçare dhe pritet që rritja e tij të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ky është moment shumë i rëndësishëm për mua. Për një sportist ka vlerë shumë të madhe kur klubi dhe stafi teknik manifestojnë besim dhe unë jam mirënjohës për vlerësimin që me jepet. Jam në klubin më të mirë në vend. Pata mundësi të kontribuoj në fitimin e titujve kampion. Zgjatja e bashkëpunimit më jep shumë entuziazëm për sfidat e përbashkëta që na presin në të ardhmen dhe besoj se Shkëndija do të vazhdojë rrugën e sukseseve”, – shprehet Bekim Rexhepi për sajtin e klubit.

I ardhur dy vite më parë në ekipin kuqezi, Rexhepi ka shënuar progres të madh dhe ka lënë përshtypje të mira se mund të llogaritet seriozisht në shërbimet e tij për të ardhmen. Pikërisht performancat e Rexhepit, në fund të sezonit të kaluar, bënë që mos të ndihej fare mungesa e portierit të parë Kostadin Zahov, që mbeti jashtë për arsye dëmtimi, një situatë e ngjashme me atë të sezonit 2017/2018. Kjo i dha mundësinë Rexhepit të ishte në terren në 16 ndeshje (7 në sezonin 2017/2018 dhe 9 në atë 2018/2019) të kampionatit, duke dhënë kontribut në fitimin e dy titujve.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...