Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija tjetër humbje në transfertë, mposhtet nga Akademia Pandev

Shkëndija e Tetovës arriti të rikuperonte dy gola por nuk ia doli dot të merrte një pikë që mund të rezultonte shumë e rëndësishme në garën për titull përballë Akademisë Pandev. Në Strumicë kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 3-2 teksa u ndëshkuan nga një gol në fund i Cheshmedijev. Lajmi i vetëm i mirë për skuadrën e Qatip Osmanit pas kësaj humbjeje është se në javën e 12-të të kampionatit maqedonas u mposht edhe Vardari Shkupit. Rivali i Shkëndijës në garën për titull u thye nga Rabotnicki me rezultatin 3-1. Fituan ndërkohë dy skuadrat e tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë të Maqedonisë. Renova shpartalloi 5-1 FK Skopjen ndërsa Shkupi kaloi 1-0 Pobedan. Për të kthyer te sfida e Shkëndijës, Akademia Pandev gjeti avantazhin e dyfishtë me golat e Baldovaliev dhe Markov, por kuqezinjtë reaguan duke barazuar përkohësisht shifrat me Radeskin dhe Ibraimin përpara se të ndëshkoheshin nga goli i vendasve në minutën e 90-të. Me këtë fitore, Akademia Pandev u ngjit në vendin e 2-të  në kuotën e 21 pikëve, 7 më pak se Shkëndija, ndërsa duhet theksuar se skuadra nga Strumica ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...