Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija vijon merkaton, afron ish kapitenin e Maqedonisë U-21

Pasi mbylli një sezon ku dominoi tërësisht futbollin në Maqedoni, duke fituar gjithçka, Shkëndija e Tetovës është përqendruar tashmë në përforcimin e skuadrës, me synimin për të bërë sa më mirë edhe në garat europiane.

Pasdeiten e sotme kuqezinjtë kanë prezantuar afrimin e radhës, mbrojtësin Kostantin Çeshmexhiev, i cili vjen nga radhët e Akademia Pandev. 22-vjeçari ka dalë nga akademia e Rabotnickit, ndërsa më herët ka qenë edhe kapiteni i Maqedonisë U-21.

Këtë sezon Çeshmexhiev ka bërë një paraqitje mjaft të mirë te skuadra nga Strumica, duke luajtur 30 takime dhe shënuar 3 gola. Me këtë afrim, Shkëndija jo vetëm që kompleton repartin e prapavijës, por bën që të rritet ndjeshëm edhe konkurrenca.

“Është nder i madh të jesh pjesë e KF Shkëndija, kampion aktual dhe fitues i Kupës së Maqedonisë. Falënderoj personat përgjegjës të KF Shkëndija për shansin dhe besimin që po më japin. Ndjenja është e mrekullueshme, pasi firmos me një prej klubeve më të mira në vendin tonë. E di se Shkëndija ka publik të shkëlqyer dhe stadiumi gjithmonë është i mbushur. Sigurisht se secili futbollist dëshiron të luajë para tribunave të mbushura, ai është motiv shtesë për secilin. Shpresoj edhe në Europë të kalojmë disa xhiro, pse jo edhe të hyjmë edhe në grupe”, deklaroi mbrojtësi në fjalët e para si lojtar i Shkëndijës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...