Futboll

Shkëndija vijon përgatitjet në Ohër, të martën miqësore me Pobedën

Shkëndija e Tetovës vijon përgatitjet dimërore në qytetin e Ohrit, ku deri ditën e sotme, skuadra është stërvitur intensivisht, me 2 seanca në ditë.

Tetovarët kanë programuar nesër një test brenda familjes, ndërsa më 16 janar do të luajnë edhe një takim miqësor, përballë Pobedës.

Kjo periudhë po i shërben trajnerit Qatip Osmani për të përgatitur sa më mirë sprintin final drejt titullit kampion, por edhe për të vlerësuar gjendjen e 3 futbollistëve të rinj, të afruar rishtazi në skuadër.

To Top