Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija zyrtarizon një tjetër futbollist, prezantohet ish-mbrojtësi i Tiranës

Pasi shkëlqeu për dy sezone në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me Struga Trim&Lum, Klinsman Cake përgatitet të nisë një aventurë të re, ndërsa ka bërë një hap të madh në karrierë.

Mbrojtësi është prezantuar së fundmi si përforcimi më i ri në merkato për Shkëndijen e Tetovës, teksa tetovarët e kanë vlerësuar 22-vjeçarin për kualitetet e shfaqura në fushë, me skuadrën kuqezi që në pjesën e dytë të sezonit kërkon të bëjë më shumë në kampionat duke qenë se janë në vendin e tretë me 34 pikë, tetë pikë larg kryesuesve të Shkupit.

Kujtojmë se Cake në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Tiranës në sezonin 2016-2017 pasi janë pikërisht bardheblutë ekipi ku ai është formuar.

Sakaq, ky është përforcimi i katërt për Shkëndijen e Tetovës në këtë merkato të janarit pas Manevskit, Mensalao dhe Ferhan Hasanit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...