Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkëndija zyrtarizon përforcimin e mbrojtjes, është një 22-vjeçar

Shkëndija e Tetovës përforcohet me një lojtar mjaft cilësor në mbrojtje. Klubi kuqezi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të majtë, Mihail Manevski, i culi ka firmosur për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për 2 vite tjera.

Mihail Manevski, 22-vjeç, së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, ndërsa paraprakisht për dy sezone ka luajtur edhe në ekipin e Akademija Pandevit. Në gjysmësezonin e parë Manevski ka zbritur në fushë në të gjitha ndeshjet e kampionatit (18), duke dhënë 6 asiste për gol, ndërsa në të kaluarën ka qenë lojtar standard në përfaqësuesen U-21 të Maqedonisë së Veriut.

“E prita me kënaqësi momentin e nënshkrimit të kontratës me Shkëndijën. Ishte dëshira dhe insistimi im që të jem pjesë e Shkëndijës, për shkak se Shkëndija është një skuadër e cila vazhdimisht e dominon kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Është skuadra më e mirë në vendin tonë në dekadën e fundit, prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua. Ashtu siç kam dëgjuar, Shkëndija krijon një skuadër të re që kërkon të jetë kompetitive dhe të shënojë suksese në garat evropiane, ndaj u jam falënderues të gjithë atyre që ma dhanë këtë mundësi. Jam lojtar që gjithmonë e jap maksimumin nga vetja dhe besoj se me lojërat e mira do ta arsyetoj angazhimin tim në Shkëndijë”, – deklaroi Manevski pas nënshkrimit të kontratës për faqen e Shkëndijës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...