Estudiantes de La Plata pësoi një eliminim të dhimbshëm në çerekfinalet e Kupës Libertadores. Skuadra argjentinase u eliminua nga Athletico Paranaense, që ka në stol një mjeshtër si Scolari.
Sfida në Brazil përfundoi në barazim pa gola, teksa Athletico Paranaense fitoi 0-1 në Argjentinë falë golit të adoleshentit Vitor Roque në minutën e gjashtë shtesë të takimit.
Estudiantes gjeti golin pas një ore lojë, Luciano Lollo dërgoi topin në rrjetë dhe në stadiumin “Estadio Jorge Luis Hirschi” shpërtheu festa, por VAR-i anuloi golin.
Vendasit protestuan për një faull ndaj portierit edhe në golin e pësuar në sekondat e fundit, por kryesori uruguaian Cabrera vijoi lojën dhe e cilësoi të rregullt golin e ekipit mik.
Zëvendëspresidenti i Estudiantes, Juan Sebastian Veron ka shpërthyer në fund të ndeshjes. Ish-mesfushori i famshëm argjentinas, ka nxituar të shkojë në dhomat e zhveshjes, aty ku ka sulmuar gjyqtarët.
Ai ka sulmuar dhe ofenduar trupën arbitrare, teksa është dashur ndërhyrja e policëve për të qetësuar disi. “Ju njoh mirë, vini këtu për të na grabitur përpara syve tanë.
Shkër***ta, e gjitha do ju kthehet mbrapsht. Kam luajtur 20 vite futboll, ju njoh shumë mirë”, ishin fjalët e shprehura nga një tjetër, i cili rrezikon të përballet me një dënim të madh nga CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut).
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?
