Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkodër, agresorët e trajnerit Gjoka mbeten në burg

Gjykata e Shkodrës vendosi që të lëjë në burg autorët e agresionit ndaj trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka, të paktën deri në përfundim të hetimeve. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura të arrestuarit, 19-vjeçari Nehat Fojleta dhe 21-vjeçari, Sehar Xhenje i qëndruan alibisë së debatit dhe acarimit të momentit me teknikun kuqeblu, duke mos dhënë asnjë detaj rreth pistës së hetimit, se agresioni mund të jetë porositur nga një person i tretë.Përpara gjykatësve, Nehat Fojleta ka përsëritur qëndrimin e tij se pas debatit me Ernest Gjokën në përfundim të stërvitjes, humbi kontrollin duke ushtruar dhunë ndaj trajnerit. 19-vjeçari mohoi të kishte thikë në momentin e agresionit, duke tentuar të hidhte poshte akuzat e “kanosjes” dhe “vrasjes së mbetur në tentativë”, ndërsa tha se askush nuk e ka shtyrë të kryente një veprim të tillë.

Në anën tjetër, 21-vjeçari Sehar Xhenja, i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, pasi ngiste makinën me të cilën dy të rinjtë u larguan nga vendngjarja kërkoi lirimin me kusht, duke deklaruar përpara gjykatës se nuk ka asnjë lidhje me sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë. Pavarësisht pretendimeve të dy të rinjve, Gjykata e Shkodrës e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën e sigurisë me burg për të dy autorët, deri në zbardhjen e plot të ngjarjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...