Kategoria Superiore

Shkodra i sinqertë: Duhet të jap më shumë për Kukësin(Video)

Donjet Shkodra është një armë më shumë për Kukësin. Mesfushori i cili në muajjn janar iu bashkua bluve ka sqaruar gjithçka me drejtuesit dhe i është ribashkuar në stërvitje skuadrës së parë. Një zgjidhje nga e cila përfitojnë të gjitha palët.

29-vjeçari tregohet i sinqertë dhe pranon se ka ende shumë për të dhënë për Kukësin dhe nuk është plotësisht i kënaqur me paraqitjet e tij.

Të shtunën Kukësi do të ketë një sfidë të rëndësishme ndaj Teutës. Vlerisimi për kundërshtarin është maksimal në fjalët e Donjet Shkodrës, por gjithashtu maskimal është edhe synimi i nënkampionëve në “Niko Dovana.

Reginaldo do të jetë mungesa e madhe e veri-lindorëve në këtë duel, pavarësisht se mos prania e tij është një minus i madh,  mesfushori nga Prishtina shpreson që kjo mungesë mos të ndikojë në paraqtijen e skuadrës.

To Top