Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Shkon apo nuk shkon në Katar? Conte zbulon shkallën e dëmtimit të sulmuesit!

Ndeshja e fundit ndaj Everton rezultoi një makth i vërtetë për lojtarin e Tottenham, Richarlison. Sulmuesi anësor u dëmtua ndërsa pas ndeshjes u shfaq me lot në sy pasi i frikësohej një dëmtimi që mund ta linte jashtë listës së trajnerit Tite te Brazili për Botërorin e Katarit.

Megjithatë, duket se frika i ka lënë vendin shpresës pasi është trajneri Antonio Conte ai që thekson se Richarlison nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Botëror pasi bëhet fjalë për një dëmtim më të lehtë nga sa ishte menduar. “Mund ta konfirmoj me siguri se Richarlison nuk rrezikon Botërorin. Për fat të mirë dëmtimi nuk është aq serioz sa mendohej dhe jam shumë i lumtur për Richarlison”, theksoi Conte.

Richarlison u transferua këtë verë te Tottenham nga Everton teksa ishte pikërisht tekniku Conte që këmbënguli për sulmuesin brazilian. Dhe, në fakt, pas një starti pa shumë bujë, Richarlison u shndërrua në një lojtar titullar të Spurs-ave, duke përfituar edhe dëmtimi i Kulusevskit ndërsa në Premier League regjistron dy asiste në nëntë ndeshje.

25-vjeçari ka bërë më mirë në Champions aty ku në katër ndeshjet e para në grupe, ka shënuar dy herë duke i dhuruar pikë të çmuara skuadrës që synon të kalojë në fazën pasardhëse, atë me eliminim direkt.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...