Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkupi dorëzohet në garën për titull, trajneri turk jep dorëheqjen!

10 pikë diferencë me Shkëndijën në 8 javë të mbetura kampionat, konsdierohen shumë për Shkupin që duket se është dorëzuar në garën për titull dhe për shkak të rezultateve jo të mira në javët e fundit që kulmuan me humbjen në shtëpi ndaj Renovës në këtë fundjavë, trajneri turk Hasan Ozer ka dhënë dorëheqjen, dorëheqjen që është pranuar nga drejtuesit e klubit shqiptar që luan në Maqedoninë e Veriut, siç njofton vetë Shkupi.

NJOFTIMI – Java e 25-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, për ekipin tonë solli rezultat negativ ne duelin kundër Renovës, ku pësuam disfatë me rezultat 1-2. Kjo ka bërë që shkaku i rezultateve të dobëta, trajneri i deritanishëm Hasan Ozer të jep dorëheqje, duke e lënë ekipin në pozitën e dytë me dhjetë pikë negativë ndaj kreut të tabelës. Kryesia dhe futbollistët falënderojnë për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhë të trajnerit Ozer, duke i uruar suksese në karrierë. Kryesia e klubit tani më është vënë në kërkim të një trajneri të ri që do të udhëheq me klubin në vazhdim të kampionatit, ku në kombinim janë disa trajner, ndërsa emri i tij do të mësohet gjatë ditëve në vazhdim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...