Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkupi fiton edhe me dy lojtarë më pak, ngec Shkëndija e Tetovës

Shkupi nuk njeh humbje me rikthimin e Goce Sedlovskit në stol. Madje skuadra e shqiptarëve të Çairit ka mundur të fitojë 0-1 ndaj Akademija Pandevit edhe pse e mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak.

Margvelashvili mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 35-të kur rrjetat ishin ende të paprekura. Pavarësisht inferioritetit numerik, Shkupi arriti të shënonte në minutën e 53-të me Diene, gol që rezultoi vendimtar në fund për tri pikët. Në minutën e 89-të edhe Ackovski mori karton të kuq pas dy të verdhave, gjithsesi Shkupi ia doli të ruante epërsinë në kohën shtesë. Shkupi me këtë sukses ngjitet në vendin katërt me 15 pikë, 10 më pak se Struga kryesuese.

Shkëndija e Tetovës ndërkohë mori vetëm një pikë ndaj Bregalnicës, me ekipin mik që luajti minutat e fundit e fundit me një lojtar më pak (Kocev mori karton të kuq në minutën e 87’). Ndeshja përfundoi më rrjeta të paprekura (0-0).

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...