Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Shkupi gati për historinë, Sedloski-Demiri në kor: E njohim mirë Ballkanin, fitojmë me tifozët

Shkupi është gati për “derbin” me Ballkanin. Sfida e parë e raundit “play-off” në Conference League, do të luhet të enjten në Shkup (21:00) dhe do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 2.

Trajneri i ekipit shqiptar që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut, Goce Sedloski foli në prononcimin për mediet përpara përballjes me kampionët e Kosovës, ku ndër të tjera tha:

Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që duhet të luajmë mirë, të jemi të fokusuar në maksimum dhe të marrim rezultat pozitiv. Mendoj se jemi gati për një gjë të tillë dhe besoj se edhe futbollistët e mi do t’i kryejnë me sukses detyrat në fushë.

Ballkani? E njohim mirë kundërshtarin, i dimë cilësitë e tyre, pasi kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me ata. Për ne kjo është një ndeshje historike, dhe ne duam të jemi pjesë e historisë”, deklaroi Sedloski.

Ndërkohë, edhe Besir Demiri komentoi ndeshjen me ekipin nga Suhareka. “E di për kualitetin e skuadrës së Ballkanit, por ne jemi të qetë, kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve në mënyrë intensive me qëllim që të marrim një rezultat pozitiv.

Sigurisht që përparësi e jona është terreni vendas dhe tifozët, por nuk duhet të mashtrohemi nga kjo, sepse kjo ndeshje është vetëm njëra pjesë”, deklaroi mbrojtësi anësor nga Shkupi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....