Derbi i shqiptarëve në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut fitohet nga Shkupi. Në këtë përballje që mbylli javën e 10-të të këtij kampionati, skuadra e Goce Sedloskit i shkaktoi humbjen e parë Strugës, që në nëntë takimet paraardhëse kishte marrë tetë fitore radhazi dhe një barazim (1-1 në fushën e Makedonija GP).
Golin e vetëm të këtij derbi të skuadrave shqiptare të luajtur në stadiumin e Çairit e shënoi Alvarez në minutën e 57-të. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me kampionët në fuqi që e ngushtojnë në 7 pikë diferencën me kryesuesit.
