Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkupi lë pikë, Struga fiton në transfertë dhe shkëputet në krye

Struga e trajnerit Shpëtim Duro rikthehet te sukses në kampionatin e Maqedonisë së Veriut teksa mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 Rabotnickin. Goli vendimtar u shënua në minutën e 28-të të pjesës së parë teksa pas këtij suksesi, Struga ruan kryesimin me 46 pikë, katër më shumë se ndjekësit e Shkupit. Nga ana tjetër, Rabitnicki mbetet në vendin e tetë me 24 pikë duke koleksionuar të tretën humbje radhazi.

Ndërkohë, Shkupi “ngeci” në transfertë ndaj Akedimija Pandev duke barazuar me rezultatin 1-1. Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutën e 27-të pas kartonit të kuq të Adem. Megjithatë, kaluan në avantazh gjashtë minuta më pas me anë të Margelashvili.

LEXO EDHE:

Një gol që mbeti në fuqi deri në minutën e 79-të të pjesës së dytë me shifrat që u barazuan në 1-1 për të mos ndryshuar deri në fund. Kështu, Shkupi mbetet në vendin e dytë me 42 pikë ndërsa Akademija Pandev mbetet në vendin e nëntë me 20 pikë. Në ndeshjet e tjera, Sileksi mposhti 1-5 Pobedën, ndërsa Tikves u mposht në shtëpi nga Makedonija GP 0-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...