Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkupi luan tenis në transfertë, ndalet Struga e Duros

Shkupi mori një fitore të madhe në javën e 24-të të Maqedonisë së Veriut teksa mposhti në transfertë me shifrat 0-6, ndaj Pobedas. Miqtë dominuan tërësisht sfidën, sidomos në pjesën e dytë aty ku shënuan pesë gola duke u shfaqur të papërmbajtshëm teksa bien në sy dygolëshat e Adetunji dhe Cephas.

Lexo edhe: 

Pas këtij rezultati, Shkupi ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të dytë, pesë më pak se kryesuesit e Strugës. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në trasfertë ndaj Skopjes. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro vuajtën edhe terrenin e vështirë në fushën e Skopjes, madje klubi i Strugës doli në një deklaratë në lidhje me fushën.

Reagimi i Strugës:


Sa i takon ndeshjes, ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Ibraimit në minutën e 15-të ndërsa tre minuta nga fundi, Skopje barazoi me anë të Moussinga. Pas këtij barazimi, Struga mbetet në vendin e parë me 50 pikë ndërsa Skopje mbetet në vendin e 10-të me 18 pikë. Në ndeshjet e tjera, Bregalnica mposhti me rezultatin 2-1 Makedonija GP, Akademija Pandev barazoi 0-0 me Rabotnickin dhe Tikves barazoi 0-0 me Sileksin.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...