Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Shkupi mposht Shkëndijen dhe i afrohet kreut, ndalet Struga

Vëmendja në këtë javë të kampionatit në Maqedoninë e Veriut ishte e rezervuar e gjitha për përballjen mes dy skuadrave shqiptare të Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës. Ishte Shkupi që në fund të 90-minutave festoi duke qenë se i mposhti tetovarët me rezultatin 2-0. Vendasit realizuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte Alvarez në minutën e 36-të ndërsa në fraksionin e dytë, Trapanovski në minutën e 93-të vulosi triumfin e Shkupit.

Pas këtij sukses, Shkupi ngjitet në kuotën e 37 pikëve (një më pak se Struga kryesuese, por Shkupi ka një ndeshje më pak), ndërsa nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës është në vendin e tretë me 28 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Struga u ndal në transfertë ndaj skuadrës së Tikves me sfidën që u mbyll në barazim 1-1, Rabotnicki mposhti 0-2 Pobedën, Akademija Pandev fitoi 0-1 në transfertë me Makedonija GP ndërsa sfida mes Bregalnica dhe Skopje u mbyll në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...