Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkupi ngjitet i vetëm në krye, dëbora shtyn derbin e Liqenit

Reshjet e dëborës në Maqedoninë e Veriut shtynë ndeshjet Struga-Voska Sport dhe Silkes-Vardar, ndërkohë që tri takimet e tjera u zhvilluan normalisht.

Shkupi përfitoi nga barazimi 2-2 i Shkëndijës në fushën e Bregalnicës, triumfoi 1-0 përballë Makedonija GP dhe u ngjit i vetëm në krye të renditjes.

Lexo edhe:

Skuadra nga Çairi iu fal golit të Mario Mladenovski (66’) për të marrë tri pikët e radhës. Shkupi kryeson me 31 pikë, dy më tepër se Shkëndija.

Dhe katër mbi Strugën kampione, por skuadra e Shpëtim Duros numëron një ndeshje më pak se rivalët.

Në ndeshjet e tjera, Gostivari mori një pikë pas barazimit të bardhë në transfertën ndaj Rabotnickit, teksa Tikves fitoi 1-0 me Brera Strumicën.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...