Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Arsenal kërkon informacione për Hakimin, Boca projekton dy blerje të bujshme

Arsenal kërkon informacione për Hakimin
Drejtuesit e Arsenalit kanë nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Héctor Bellerín, i cili do të largohet nga “topçinjtë” në fund të sezonit. Klubi anglez ka piketuar Achraf Hakimin, i cili aktivizohet te Interi, si pasuesin e 26-vjeçarit.

Për të arritur te kartoni i mbrojtësit maroken, anglezët janë gati t’i ofrojnë klubit zikaltër shumën prej 50 milionë eurove. Por, Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e Hakimit, pasi Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së futbollistit dhe me shumë mundësi do të kërkojë rikthimin e tij në “Santiago Bernebeu”.

Dëmtohet Stekelenburg, rrezikon përballjen me të shkuarën
Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg rrezikon të humbasë përballjen me ish-ekipin e tij Romën në Europa League. 38-vjeçari ka probleme me gjurin dhe për këtë arsye nuk zbriti në fushë as ndaj Heerenveen në kampionat. Sipas drejtuesve të “harkëtarëve”, Stekelenburg po u nënshtrohet vizitave të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe për të parë nëse portieri mund të rikuperohet në kohë për sfidën me Romën.

Yerri Mina drejt largimit nga Everton, oferta nga kampionati italian
E ardhmja e Yerry Mina mund të jetë në kampionatin italian. Sipas mediave angleze, mbrojtësi i Evertonit, për shkak të dëmtimeve nuk ka gjetur vend në formacionin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe për këtë me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit. Po sipas raportimeve të mediave, kolumbiani u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se kërkon të provojë një aventurë të re futbollistike larg Anglisë. Klubet që interesohen për futbollistin janë Fiorentina dhe Interi.

Boca projekton dy blerje të bujshme, për të dominuar kontinentin
Boca Juniors ka vënë nën shënjestër dy lojtarë të mëdhenj për sezonin e ardhshëm, me objektivin për të fituar Kupën Libertadores, që për ta duket e “mallkuar”. Sipas mediave argjentinase, në krye të listës së merkatos së “Xeneizes” janë Felipe Melo, i cili aktualisht luan te Palmeiras dhe Edinson Cavani, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit me Manchester United dhe për momentin nuk ka vendosur nëse do të rinovojë ose jo me “djajtë e kuq”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...