Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Arsenali favorit për James, Fiorentina pranë talentit të Chelsea-t

21 Qershori i kaluar ishte ndeshja e fundit e James Rodrigues me fanellën e Real Madridit, duke i dhënë fund aventurës së tij me madrilenët. Që prej asaj ndeshjeje Zidane ia ka bërë të qartë kolumbianit që duhet të gjejë një ekip tjetër këtë verë. Ttashmë Jorge Mendes ka nisur misionin për sulmuesin. James ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pretendentët për të nuk mungojnë. Janë klube të mëdha si Paris Saint Germain, Atletico Madrid dhe Arsenali, me “topçinjtë” që shihen favoritë në garën për lojtarin.

Fiorentina përgatitet për sezonin e ri dhe presidenti Commisso ka ndërmend të afrojë emra të rëndësishëm për të përforcuar skuadrën. Në mesfushë, krahas lojtarëve si Nainggolan dhe Paqueta, synohet edhe Lucas Torreira, të cilin Iachini e shikon si blerjen ideale për ekipin e tij, por që duhet të fitojë garën në merkato me Atletico Madridin. Arsenali dëshiron të marrë maksimumin nga kartoni i Torreiras, në mënyrë që të financojë merkaton e saj dhe për mesfushorin dëshiron të paktën 30 mln euro.

Sezoni i kaluar në Francë, i cili u mbyll për shkak të pandemisë, i dha mundësi ekipit të Rennes të luajë në Champions League dhe për drejtuesit është një sfidë e madhe, të cilën duan ta përballojnë sa më mirë me një grup të kompletuar. Për këtë arsye, drejtori sportiv, Florian Maurice, po mendon të përforcojë mbrojtjen me Fikayo Tomori nga Chelsea, të cilin kërkon ta bindë me një ofertë prej 15-18 mln eurosh. Blutë e Londrës kanë besim te aftësitë e 22-vjeçarit dhe nuk përjashtohet mundësia e një klauzole për ta riblerë mbrojtësin në vitet e ardhshëm.

José Juan Macías është një nga telentët më premtues të futbollit meksikan. Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen në kampionatin vendas në radhët e Chivas dhe shumë shpejt do ta shikojmë në futbollin europian. Marseille ka lëvizur për të nënshkruar me sulmuesin e ri, duke formuluar një ofertë prej 10 mln eurosh dhe synon ta mbyllë sa më shpejt këtë operacion, pasi ka konkurrencë të fortë me Dortmundin dhe Lillen, që prej kohësh po e vëzhgojnë talentin meksikan.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...