Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Barça synon Tielemans, ankand për Dani Olmon

Pavarësisht mbylljes së merkatos së verës, Barcelona ka nisur të mendojë menjëherë për lëvizjet që mund të bëjë gjatë merkatos së dimrit. Gjigantët katalanë dëshirojnë të përforcojnë më shumë mesin e fushës dhe për këtë kanë piketuar Youri Tielemans, i cili aktivizohet tek Leicester. Mungesa e afrimit të Georginio Wijnaldum, i cili u transferua te francezët e PSG, ka bërë që “blaugranat” të fokusohen tek 24-vjeçari i “dhelprave”, i cili është i lidhur me klubin anglez deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe vlerësohet 55 milionë Euro.

Derbi në merkato mes Manchester United dhe Manchester City-t sa i takon kartonit të Declan Rice.  Sipas mediave angleze, Cityzens kanë vendosur të rivalizojnë “fqinjët” e tyre, duke u futur në garë për mesfushorin e West Hamit. “Djajtë e kuq” afruan emra të rëndësishëm si Ronaldo, Varane e Sancho, duke shpenzuar jo pak, çka penalizoi edhe arritjen e marrëveshjes për Rice, për të cilin klubi londinez kërkon 100 mln pound për ta lënë të lirë. 22-vjeçari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën, që i skadon në vitin 2024 dhe për këtë arsye West Ham do ta shesë futbollistin, tek ai klub që ofron shumën prej 100 milionë stërlinash.

Të gjithë të çmendur pas Dani Olmos. Bayerni, Barcelona, Milani, Man. United dhe Juventusi janë vënë në ndjekje të mesfushorit me tipare sulmuese të Leipzigut. Sipas mediave, Barcelona ishte shumë pranë lojtarit gjatë merkatos së verës, pasi i ofroi klubit gjerman 50 milionë Euro, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e Leipzigut. Po sipas raportimeve të mediave, klubet e tjera të mëdha janë futur në garë dhe gjatë merkatos së janarit do të konkurrojnë shumë fort për të siguruar shërbimet e spanjollit, i cili është nën kontratë deri në 2024. Drejtuesit e Leipzigut do ta lënë të lirë futbollistin vetëm në rastin kur t’iu paraqitet oferta e duhur.

Sezoni i ri ka filluar, por kjo nuk e pengon aspak Chelsea të nisë nga puna për të përforcuar skuadrën. Drejtuesit e klubit londinez, duke parë situatën me Antonio Rüdiger, që po ua vështirëson bisedimet për rinovimin e kontratës, kanë piketuar dy alternativa për të “blinduar” repartin e prapavijës. “Blutë e Londrës” kanë hedhur sytë nga Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, të cilët me shumë mundësi do të synojë t’ua rrëmbejnë Interit gjatë merkatos së dimrit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...