Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Bayern në ndjekje të Wirtz, Man. City refuzon ofertën për talentin Delap

Bayern punon për transferimin e Wirtz në janar
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich janë sërish gati të shpenzojë edhe në merkaton e Janarit. Drejtuesit e klubit bavarez, kanë hedhur sytë nga talenti i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz. 18-vjeçari po zhvillon një kampionat si protagonist me “aspirinat”, duke realizuar 4 gola dhe katër asiste në më pak se 300 minuta lojë me skuadrën e drejtuar nga Gerardo Seoane. Por bavarezët nuk janë të vetmit që ndjekin me interes lojtarin, pasi në garë për të janë edhe dy klubet angleze, Arsenal dhe Manchester United. Wirtz është i lidhur me Bayer Leveerkusen deri në vitin 2026 dhe klubi gjerman për ta lënë të lirë talentin kërkon rreth 40-50 milionë Euro.

Laporta nis negociatat për rinovim me Dembele
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka nisur menjëherë bisedimet me menaxherët e Ousmane Dembele, për rinovimin e kontratës me futbollistin, i cili në fund të sezonit lirohet nga kontrata që e mban të lidhur me katalanasit. Numri një i “blaugranave” nuk dëshiron ta humbasë futbollistin me parametra zero dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e 24-vjeçarit. Synimi është për ta mbyllur këtë çështje përpara hapjes së merkatos së dimrit, në mënyrë që francezi të mos ketë mundësi të nisë tratativat me asnjë klub tjetër që do të shfaq interes për të, për t’u larguar më pas në verë me parametra zero.

Man. City refuzon 15 milionë euro për talentin Liam Delap
Manchester City nuk dëshiron të privohet nga asnjë lojtar i ri që konsiderohet talent, në mënyrë që të “blindojë” të ardhmen. Kështu “citizens” kanë refuzuar ofertën e Borussia Dortmund prej 15 milionë Eurosh për kartonin e Liam Delap. Sulmuesi konsiderohet i rëndësishëm nga Guardiola, i cili e vlerëson shumë 18-vjeçarin tek i cili ka shumë shpresa për të ardhmen. Në këtë mënyrë klubi anglez mbyll çdo mundësi të një largimi të lojtarit, i cili do të vazhdojë të rritet nën mbikëqyrjen e Guardiolës.

Asensio synon largimin nga Reali, Liverpool monitoron situatën
Liverpooli është një nga klubet që vazhdon të monitorojë situatën e Marco Asensio te Real Madrid. 25-vjeçari nuk po kalon një moment të lumtur te madrilenët, ku nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Ancelotti në sfidën ndaj Valencias, po ashtu edhe në sfidën ndaj Interit, në Champions ku hyri në fushën e lojës në minutën e 90′, çka thelloi pakënaqësitë te lojtari. Gjatë verës sulmuesi refuzoi ofertat që iu paraqitën, për të qëndruar në Madrid, pasi mori besimin e trajnerit. Gjithsesi situate mund të ndryshojë dhe në Janar lojtari mund të kërkojë largimin me Liverpoolin dhe jo vetëm, që presin të përfitojnë nga Çdo situate.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...