Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Bielsa “i fiksuar” pas talentit belg, derbi andaluzian për Sanchez

Derbi andaluzian për Alexis Sanchez
Derbi andaluzian për Alexis Sanchez. Betis dhe Sevilla janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e sulmuesit kilen, që për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ka zbritur ndjeshëm në hierarkinë e klubit zikaltër. Kontrata e Sanchez me Interin skadon në verën e 2023-shit, megjithatë zikaltrit janë gati ta lënë të lirë më herët, me kushtin që të shpëtojnë nga paga e lartë prej 6.5 milionë eurosh në sezon që përfiton kileni. Pikërisht paga pengon momentalisht kalimin e tij në La Liga, pasi klubet andaluziane nuk janë gati t’i ofrojnë një pagë më të lartë se 3 milionë euro në sezon, më pak se gjysma e asaj që Sanchez merr aktualisht.

Bielsa “i fiksuar” pas talentit belg te Club Brugge
Leeds United nuk dorëzohet për blerjen e kartonit të sulmuesit të Club Brugge, Noa Lang, të cilin trajneri Marcelo Bielsa e ka kërkuar edhe më parë. Edhe pse në ekip u afrua Daniel James për shumën e 25 milionë eurove nga Manchester United, drejtuesit e klubit nuk heqin dorë nga 22-vjeçari, i cili po shkëlqen me fanellën e klubit belg ku në këtë fillim sezoni ka realizuar 4 gola e ka dhënë 4 asiste. Holandezi konsiderohet talent dhe klubi nga Yorkshire, po i vazhdon me intensitet bisedimet me belgët në mënyrë që në merkaton e janarit të arrijë marrëveshjen për transferimin e futbollistit në “Elland Road”.

Paulinho largohet nga Al Ahli, tre skuadra në garë për shërbimet e tij
Braziliani Paulinho ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij në Arabinë Saudite, ku aktivizohej për skuadrën e Al Ahli. Lajmi për largimin e 33-vjeçarit u konfirmua nga vetë klubi ku nëpërmjet të një postimi njoftoi se drejtuesit dhe futbollisti arritën marrëveshjen për prishjen e kontratës me konsensus për shkak të disa rrethanave emergjente. Braziliani iu bashkua për tre vjet ekipit të Al Ahli, pasi prishi kontratën me kinezët e Guangzhou. Sipas mediave, Paulinho nuk do të qëndrojë për shumë kohë pa skuadër, pasi Corinthians, Galatasaray e Los Angeles Galaxy kanë nisur bisedimet me agjentët e tij.

Nzon zi drejt rikthimit në Francë, e kërkon Marseille
E ardhmja e Steven Nzonzi mund të jetë serish në Francë, pasi këtë here për mesfushorin ka shfaqur interes klubi i Marseille. Trajneri Jorge Sampaoli kërkon përforcime në repartin e mesit të fushës dhe 32-vjeçari duket lojtari ideal për t’iu bashkuar marsejezëve. Futbollisti është i lidhur me Romën deri në qershor të 2022-shit, por trajneri Jose Mourinho ka dhënë “ok” për largimin e francezit, i cili mund t’i bashkohet pa problem Marseille që gjatë merkatos së Janarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...