Merkato

Shkurt/De Jong pranë Barçës, Napoli për Ospinan, Sagna në MLS

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për kalimin e mesfushorit Frenkie de Jong te katalanasit. Por pavarësisht marrëveshjes, koha e transferimit të 21-vjeçarit në Spanjë nuk dihet ende, pasi gjithçka do të varet nga ecuria e holandezëve në Champions League. Sipas të njëjtave burime, nëse Ajax arrin në fazën e grupeve të Champions League, atëherë De Jong do të vesh fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Por nëse diçka e tillë nuk ndodh, talenti i ri do të kalojë këtë verë në Katalunjë.

 

 

Napoli vazhdon të jetë në kërkim të një portieri, pas dëmtimit të Alex Meret. Të kaltrit ndjekin me shumë interes Guillermo Ochoa të Standard Liege, por së fundmi kanë hasur shumë vështirësi në arritjen e një marrëveshje. Për këtë arsye, italianët kanë hedhur vështrimin edhe në Premier League, e konkretisht në shtëpinë e Arsenalit për David Ospina. Kolumbiani më herët ka shprehur dëshirën për t’u larguar, pasi me afrimin e Bernd Leno në “Emirates”, ai pritet të jetë zgjedhja e tretë e Emery, pas gjermanit dhe Peter Cech

 

Fiorentina kryen goditjen e radhës në merkato. Pas afrimit te Marko Pjacas nga Juventus, Gersonit nga Roma dhe Kevin Mirallas nga Evertoni, klubi vjollcë afron një tjetër emër interesant. Bëhet fjalë për Edimilson Fernandes, mesfushori zvicëran me origjinë portugeze, i cili vjen po nga Premier League, aty ka la skuadrën e West Ham. 22-vjeçari konsiderohet si një lojtar me mjaft perspektivë, ndërkohë që ai transferohet në Seria A në formulën e huazimit, me të drejtë blerje për 8.5 mln euro.

 

 

Bacary Sagna përfundon në kampionatin amerikan, MLS. Ish-mbrojtësi i Arsenal dhe Manchester City ka nënshkruar me kanadezët e Montreal Impact për një sezon, me opsion edhe për një tjetër. 35-vjeçari, i cili sezonin e fundit luajti në Itali me Beneventon, do të bashkohet te Montreal me bashkëkombësin e tij, trajnerin Remy Garde. Sagna luajti për 10 sezone në Premier League, nga viti 2007 deri në 2017 për Arsenal dhe Manchester City, duke regjistruar 267 ndeshje e duke shënuar 4 gola.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top