Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Dortmundi do talentin e Birminghamit, Guendouzi kërkon largimin nga Arsenali

Pasi fitoi bastin me Jadon Sanchon, Dortmundi kërkon të përsëritë një sukses të tillë me një tjetër talent anglez. Klubi gjerman prej kohësh është në gjurmët e Jude Bellingham, i cili luan titullar te Birminghami edhe pse është vetëm 16 vjeç. Fantazisti ka zhvilluar 33 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste, çka ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Dortmundi është i favorizuar për të nënshkruar me të për afro 20 mln euro, por Bayerni, Man. United e Arsenali po tentojnë të sfidojnë verdhezinjtë për të arritur marrëveshjen me lojtarin anglez.

Lille do të bëjë një merkato të kujdesshme në verë për të zëvendësuar çdo lojtar që do të largohet me ofertën e duhur. Kështu, braziliani Gabriel kërkohet nga klubet e mëdha si Tottenhami, Arsenali, Evertoni dhe Napoli dhe pritet të largohet, teksa drejtuesit e kanë gjetur pasuesin e mbrojtësit në Holandë. Bëhet fjalë për të riun Sven Botman të Ajax, i cili këtë sezon shkëlqeu në huazim te Heerenvenin si titullar dhe me 2 gola e 4 asiste. Operacioni do të ketë kosto normale dhe pritet të mbyllet për 7-8 mln euro në ditët e para të Korrikut.

Mattéo Guendouzi gjithnjë e më larg Arsenalit. Mesfushori franko-maroken ka patur probleme këtë sezon, si nga ana sportive edhe nga ajo disiplinore, ku i fundit ishte lënia jashtë sfidës ndaj Suothamptonit pas sjelljes së shëmtuar me Maupay të Brightonit. Në mbledhjen që ka patur me bordin drejtues 21-vjeçari u ka komunikuar vendimin për t’u larguar këtë verë, por nuk do të jetë e lehtë, pasi klubi e vlerëson 40 mln euro kartonin e tij, shumë që vështirë ta paguajnë klubet e interesuara.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...