Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Etikite kërkon largimin nga PSG, Man. United hedh sytë nga Dani Olmo

Hugo Ekitike dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain. Sipas L’equipe, Juventus dhe Milan janë në garë për sulmuesin 20-vjeçar. Ekitike është në pronësi të klubit të Reims, me lojtarin që do të kthehet nga Parisi pas përfundimit të huazimit.

Futbollisti ka gjetur shumë pak minuta në formacionin e Christophe Galtierm, për shkak të yjeve të shumtë dhe një sulmi të mbingarkuar. Kontrata me Reims i skadon në 2024-n dhe klubi dëshiron të përfitojë nga një shitje e tij e mundshme.

Manchester United po ndjek me vëmendje mesfushorin e RB Leipzig, Dani Olmo, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024. Djajtë e Kuq janë të gatshëm të sjellin spanjollin në Old Trafford.

Olmo dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, që do të thotë se dështimi për të mos u kualifikuar në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane mund të prishë planet e United. Për 24-vjeçarin ka një interes dhe nga Xavi Hernandez për ta transferuar në Katalonjë tek Barcelona. Lojtari është gjithmonë një nga zgjedhjet kryesore te kombëtarja e Spanjës.

E ardhmja e N’Golo Kante te Chelsea mbetet e paqartë pasi kontrata e tij me Blutë do të skadojë në qershor të këtij viti. Edhe pse francezi ka zhvilluar bisedime me klubin për një rinovim të mundshëm, ende nuk ka dakordësi mes palëve, gjë që ka shtyrë klubet rivale si Arsenali të interesohen për kartonin e tij.

Megjithatë sipas mediave britanike, Kante mbetet i qartë për të ardhmen e tij dhe do të vazhdojë të luajë në Stamford Bridge. Lojtari nuk është në formën e tij më të mirë dhe demtimet e kanë penalizuar, sidomos ngelja jashtë në botëerorin e Katar 2022. Francezi luan prej vitit 2016 me Chelsean dhe i grumbulluar rregullisht me Kombëtaren e Francës.

Lexo edhe:

Arsenali i cakton çmimin një nga lojtarëve më të kërkuar në këto momente në Europe. Bëhet fjala për Folarin Balogun. 21-vjeçari luan i huazuar nga “topçinjtë” te klubi i Reims.

Duke parë interesin gjithmonë e në rritje për sulmuesin, londinezët po vlerësojnë çdo ofertë, ku më kryesorja është ajo e Leipzig, me gjermanët që janë gati të ulen në bisedime për kartonin e futbollistit. Për lojtarin ka oferta dhe nga Serie A, por ende asgje konkrete nga gadishulli Apenin. Pritet të shihet lëvizja e radhës e klubeve që janë vënë në garë për të.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...