Futboll

Shkurt/ Fonseca gjithnjë e më larg Romës, Mata merr ofertë për rinovim

Inter synon blindimin e talenteve
Në shtëpinë e Interit ka nisur të mendohet për rinovimin e kontratave me Alessandro Bastoni e Lautaro Martinez. Zikaltrit ndjekin rregulla strikte përsa i takon bisedimeve për rinovimet e kontratave, që do të nisin menjëherë pas përfundimit të sezonit. Drejtuesit e klubit nuk duan shpërqendrime, që do të ndikonin për keq në ecurinë pozitive të skuadrës në kampionat dhe për këtë kanë vendosur që çdo gjë lindur me rinovimet të zhvillohet në fund të kampionatit. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin Antonio Conte, edhe me të bisedimet për rinovimin do të nisin në fund të kampionatit

E ardhmja e Fonsecës pritet larg Romës
E ardhmja e Paulo Fonsecas duket se do të jetë larg Romës. Drejtuesit e klubit verdhekuq nuk janë të kënaqur me punën e 48-vjeçarit pasi skuadra e Romës aktualisht renditet në vendin e 7 me 51 pikë të grumbulluara duke mbetur kështu për momentin jashtë kupave të Europës. Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga kryeqyteti kanë vendosur të mos ja rinovojnë kontratën trajnerit portugez, që i skadon në fund të sezonit. Gjithsesi, edhe në rast të një largimi nga Roma, Fonseca mund të transferohet në Angli, pasi drejtuesit e Crystal Palace kanë nisur bisedimet me agjentët e trajnerit.

Man. United i ofron rinovimin Matës
Është folur shumë për një largim të Juan Matas nga Manchester United në fund të sezonit, por gjithçka mund të ndryshojë, pasi klubi i ka ofruar futbollistit rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Spanjolli është aktivizuar vetëm 7 herë gjatë këtij sezoni dhe deri në muajin shkurt drejtuesit kishin bërë të qartë se nuk do t’ia rinovonin kontratën 32-vjeçarit. Gjithsesi duket se gjërat kanë ndryshuar dhe për të mos e lënë lojtarin të largohet me parametër zero në fund të kampionatit drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për një vit. Në rast se Mata rinovon kontratën atëherë “djajtë e kuq” do të kërkojnë 5 mln euro për futbollistin që ndiqet nga Juventusi, Roma e Milani.

Tottenham mendon shkarkimin e Jose Mourinhos
Për shkak të rezultateve jo të mira, drejtuesit e Tottenham mendojnë të shkarkojnë nga detyra trajnerin Jose Mourinho. Sipas mediave angleze, në kontratën e portugezit me klubin anglez ekziston një klauzolë që detyron klubin t’i paguajë Mourinhos 40 milionë Euro në rast të një shkarkimi para se të përfundojë kontrata. Po sipas raportimit të mediave, kjo shifër do të pësonte ulje deri në 12 milionë Euro në rast se Tottenhami nuk kualifikohet në Champions ose në Europa League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency