Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkurt/ Genesio rikthehet në Francë, Milan në garë për sulmuesin e Stuttgart

Milan hyn në garë për sulmuesin e Stuttgartit
Shtohet konkurrenca për sulmuesin e Stuttgartit, Silas Wamangituka. 21-vjeçari, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin gjerman, këtë sezon ka realizuar 11 gola në 22 sfida, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve si Everton dhe Fulham, gjithashtu në garë për kartonin e futbollistit është futur edhe Milani, që kërkon një përforcues për repartin e mesit të fushës. Kështu për Wamangituka, i cili krahasohet me Nicolas Pepe të Arsenalit, pritet të zhvillohet një “luftë” e nxehtë në merkaton e verës.

Vlahoviç mendon largimin, refuzoni rinovimin e kontratës
E ardhmja e Dusan Vlahovic vazhdon të jetë në pikëpyetje. 21-vjeçari nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin vjollcë, që i skadon në qershorin e 2023-shit dhe me shumë mundësi në fund të sezonit do të largohet. Sulmuesi gjatë këtij sezonin me fanellën vjollcë në 24 paraqitje ka realizuar 9 gola duke tërhequr vëmendjen e klubeve si Borussia Dortmund dhe West Ham, që kanë shprehur interesimin e tyre kundrejt lojtarit serb. Dëshira e drejtuesve të klubit është që Vlahovic të qëndrojë, por lojtari i ka të qarta objektivat për të ardhmen tij, të cilën e shikon larg klubit toskan.

Genesio ktheht në vendlindje, merr pankinën e Rennes
Bruno Genesio rikthehet në vendlindje, pas eksperiences në Kinë ku drejtoi Beijing Guoan. 54-vjeçari është zyrtarisht trajneri i skuadrës së Rennes. Francezi, i cili zëvendësoi Julien Stephan, që dha dorëheqjen nga skuadra pas katër humbjeve radhazi, firmosi deri në qershor të 2023. Aktualisht ekipi i Rennes renditet vendin e 10 me 38 pikë të grumbulluara. Objektivi kryesor i Genesio është të rikthejë tek fitoret ekipin që në 5 javë ka koleksionuar një barazim dhe 4 humbje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...