Merkato

Shkurt/ Isco e Lenglet drejt Anglisë, Reali gati të rikthejë ish mbrojtësin

Isco drejt kalimit në Premier League
E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madrid. Mesfushori i cili, këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni. Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë. Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në Janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.

Newcastle piketon Lenglet për mbrojtjen
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet mund të jetë afrimi i parë i drejtuesve të rinj të Newcastle. Klubi anglez kërkon përforcime në mbrojtje dhe për ta transferuar që në Janar lojtarin, ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit. Drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë Çmenduri që në merkaton e dimrit, pasi në verë kanë projektuar goditje të mëdha dhe për këtë mënyrë profili i Lenglet duket më i përshtatshmi për skuadrën. Sipas mediave spanjolle, dëshira e 26-vjeçarit është të qëndrojë te katalanasit, por duke pare vështirësitë që po përballet klubi dhe që minutazhin dhe i tij në fushën e lojës është i pakët, futbollistit me shumë mundësi do të pranojë kalimin në “St. James’ Park”.

Reguilon drejt rikthimit në Madrid
Real Madrid mendon të rikthejë në skuadër Sergio Reguilon, i cili u transferua te Tottenhami gjatë vitit 2020 duke firmosur për 5 vjet me ‘spursat”, që në atë kohë derdhën 28 milionë Paund në arkat e madrilenëve. Për ta rikthyer lojtarin në “Bernabeu”, presidenti Florentino Perez kërkon të shfrytëzojë klauzolën e riblerjes së futbollistit, i cili nga ana e tij nuk e fsheh dëshirën e një rikthimi te Los Blancos. Gjithsesi spanjollët nuk do ta kenë të lehtë t’ua shkëpusin 24-vjeçarin anglezëve, pasi trajneri Nuno Espírito Santo e konsideron të paprekshëm mbrojtësin të cilin e aktivizon titullar në formacionin e skuadrës.

Edhe Man. United në garë për Tcouameni
Manchester United i shtohet listës së klubeve që kërkojnë yllin e Monoaco, Aurelien Tchouameni, pasi në garë janë edhe, Chelsea dhe Juventus. 21-vjeçari me paraqitjen e tij si me klubin nga principata ashtu edhe me kombëtaren franceze, ku tregoi aftësitë e tij pasi zëvendësoi Rabiot në ligën e kombeve, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europianë që do të bëjnë maksimumin për ta rrëmbyer lojtarin që gjatë merkatos së janarit. “Djajtë e kuq” e shikojnë mesfushorin si pasuesin ideal të Paul Poga, i cili në rast se nuk rinovon kontratën do të largohet nga “Old Trafford” në drejtim të Spanjës, ku e kërkon Real Madrid. Tchouameni është i lidhur me Monaco deri më 30 qershor të 2024 dhe vlera e kartonit të tij kap shifrën e 35 milionë Eurove.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency