Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Isco kërkohet në Serinë A, De Gea mbetet “Djall i Kuq”

Për Iscon këta mund të jenë muajt e fundit me fanellën e Realit të Madrid. 29-vjeçari, i cili është pjesë e madrilenëve që nga vitit 2013, në fund të sezonit do të mbyllë aventurën e tij te “Los Blancos, kohë kur i përfundon edhe kontrata.

Futbollisti ka kohë që nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen dhe as ardhja e Ancelottit në krye të skuadrës nuk e ka ndryshuar situatën. Drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin lojtarit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë aventurën me Realin. Për Iscon janë në garë shumë klube, si Juventusi, Milani e Fiorentina, që do të bëjnë maksimumin për ta marrë lojtarin me parametër zero gjatë merkatos së verës.

Pjesë e Manchester United që në vitin 2011, David de Gea me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te “Djajve e Kuq”. Drejtuesit e klubit kanë dalë jashtë politikave të tyre për të mbajtur në skuadër spanjollin, pasi më parë kanë ndjekur rregullin që lojtarëve mbi 30 vjeç t’u ofronin rinovimin për 6 muaj me ulje page, por kjo nuk do të zbatohet për de Gean, të cilit i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2024 dhe paga e tij nuk do të pësojë ulje (do të vazhdojë të përfitojë 375,000 paund në javë). Rinovimi spanjollit shtyn drejt largimit Dean Henderson, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në vitin 2025. 25-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë më si zëvendësues dhe ofertat ndaj tij nuk mungojnë, kështu që portieri me shumë mundësi do të largohet në verë.

Talenti i Benficës, Darwin Nunes është një nga emrat e momentit në kampionatin portugez. Rritja e tij ka peshuar si kurrë më parë në lojën dhe rezultatet e ekipit, me uruguaianin që ka shënuar në katër ndeshje radhazi dhe që në kampionat ka një mesatare prej një goli për çdo ndeshje. Madje ai ka arritur edhe të shënojë një gol çdo 70 minuta, një mesatare që e vendos atë përballë dy “përbindëshave” të Bundesligës si Lewandowski dhe Haaland në renditjen evropiane. Performanca e mirw me fanellën e Benficas ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, që po e monitorojnë me kujdes futbollistin, i cili në 18 javë kampionat ka realizuar 18 gola.

Borussia e Dortmundit duket se ka gjetur pasuesin e Erling Haalandit, i cili gjatë merkatos së verës do të largohet nga verdhezinjtë. Sipas mediave, drejtuesit e klubit kanë piketuar Karim Adeyemin e Salzburgut për të plotësuar vendin që do të mbetet bosh pas largimit të norvegjezit.

20-vjeçari është i lidhur me skuadrën austriake deri në vitin 2024 dhe për t’ia shkëputur Salzburgut, Dortmundi ka gati ofertën prej 60 milionë eurosh. Për të arritur te talenti, i cili në 18 paraqitje ka realizuar 14 gola, Borussia e Dortmundit duhet të mposhtë konkurrencën e Bayernit të Mynihut dhe Liverpoolit, që interesohen për lojtarin.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...