Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Ish-i i Partizanit te Genoa, Roma zyrtarizon Shomurodovin

Caleb Ekuban është shumë pranë zyrtarizimit si futbollist i Genoas në Serinë A. Skuadra italiane dhe Trabzonspori, që zotëron kartonin e futbollistit, kanë arritur marrëveshjen për 2 milionë euro. Në orët në vazhdim ish-futbollisti i Partizanit në Kategorinë Superiore, me një përvojë të rëndësishme edhe në Angli me Leeds United, do të kryejë vizitat mjekësore për të hedhur më pas firmën në kontratë.

Roma ka zyrtarizuar blerjene Eldor Shomurodov, i cili spikati sezonin e kaluar te Genoa. Sulmuesi uzbek, i lindur në vititn 1995, i ka kushtuar klubit verdhekuq plot 20 milionë euro: 17,5 milionë përbëjnë pjesën fikse, ndërsa 2.5 milionë do të jenë në formë bonusesh. Genoa gjithashtu ka mundur të mbajë 10% të vlerës së kartonit të futbollistit.

Paris Saint -Germain është fokusuar në blerjen e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Mediet në Francë sigurojnë se drejtori sportiv i skuadrës pariziene, braziliani Leonardo, dëshiron që 30-vjeçari të jetë partner i Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes sezonin e ardhshëm. Shumë klube të tjera dëshirojnë shërbimet e kapitenit të Senegalit, përfshirë Manchester United, por PSG shpreson të fitojë garën për nënshkrimin me një prej futbollistëve më cilësore në qarkullim në këtë rol.

Jose Mourinho, pasi nuk ishte në gjendje të bindte Arsenalin për blerjen e Granit Xhakës, ka ndryshuar objektiv në merkato. Portugezi ka kthyer vëmendjen tek tek “ylli” i Danimarkës dhe Borussias së Dortmundit, Thomas Delaney, raporton “Bild”.

Delaney, sikurse Xhaka, spikati gjatë “Euro 2020”. Ai është me mesfushor që mund të mbrojë mirë por edhe të japë kontribut të çmuar në sulm, pra një futbollist që do të rriste ndjeshëm cilësinë e lojës së verdhekuqve në të dyja fazat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...