Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Juvja pret përgjigjen argjentinasit, Dembele pengesë për kalimin e brazilianit te Barça

Juventusi është në kërkim të përforcimeve dhe një nga emrat më të lakuar kohët të fundit ka qenë Angel Di Maria. Argjentinasi është lojtar i lirë pas largimit nga PSG dhe bardhezinjtë ia kanë bërë ofertën sulmuesit anësor. Edhe Barcelona e Benfica janë të interesuara për Di Marian, i cili i ka kërkuar edhe pak kohë Juventusit për t’i dhënë një përgjigje finale. Një pistë tjetër e hapur te klubi nga Torino është sulmuesi Luis Suarez. Përfaqësuesit e futbollistit nga Uruguai ia kanë propozuar goleadorin italianëve. Juventusi po e shqyrton si mundësi, por problem është paga 5 milionë euro që ai kërkon.

PSG do të pësojë revolucion dhe gjithçka nis nga pankinë. Kampionët e Francës janë të gatshëm për të marrë përsipër edhe faturën financiare dhe ta shkarkojnë trajnerin Mauricio Pochettino. Argjentinasi dhe stafi i tij kanë edhe një vit kontratë me PSG dhe për prishjen e njëanshme të kontratës duhet të dëmshpërblehen. 20 milionë euro është fatura që PSG do ta paguajë për këtë largim të parakohshëm të trajnerit Pochettino. Për të nuk do të jetë ndonjë problem i madh, pasi po përgatit terrenin që të rikthehet në Premier League.

Emra të spikatur përmenden për kalimin te Barcelonës, edhe pse kur përmenden më pas paratë të gjithë rrudhin buzët. Gjithsesi është e pamundur të ndalen zërat e merkato. Raphinha është lojtari i radhës, i cili lidhet me katalanasit. Sulmuesi anësor i Leeds kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë. Te Barcelona gjithsesi nuk është objektivi kryesor, pasi transferimi i brazilianit do të tentohet vetëm nëse nuk do t’ia dalin të rinovojnë kontratën me Ousmane Dembelenë. Në fakt, ky mision është shumë i vështirë, pasi që në janar Barcelona ka tentuar ta bindë sulmuesin dhe nuk ia ka dalë.

Leeds United është shumë pranë firmës me mesfushorin spanjoll të Bayernit, Marc Roca. Anglezët e kanë bindur lojtarin dhe kanë rënë dakord për kontratën mes tyre, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët për shifrën e transferimit me kampionët e Gjermanisë. Bavarezët duan 15 milionë euro për mesfushorin 25-vjeçar, edhe pse ai në dy sezone ka luajtur vetëm 15 ndeshje në Bundesligë. Gjithsesi, ka optimizëm që Leeds do ta arrijë marrëveshjen për mesfushorin, i cili është një kërkesë e vetë trajnerit Jesse Marsch dhe sigurisht që kërkon një ekip ku të jetë sërish në rolin e protagonistit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...