Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkurt/ Levante gjen trajner, Icardi drejt kalimit në Londër, PIF blen Newcastle-n

Levante gjen trajnerin e ri
Levante më në fund ka zgjidhur problemet me stolin. Pas shkarkimit të Paco Lopez i cili u largua për rezultate të dobëta, 4 pikë në tetë javë, drejtuesit kanë emëruar trajnerin e ri që do të jetë, Javier Pereira. Ky i fundit firmosi një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe nëse bën mirë ka opsionin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 2 sezone të tjera. Për 55-vjeçarin është një rikthim te Levante ku ka punuar edhe në sezonin 2012-2013 ndërsa vitet e fundit drejtoi disa klube në kampionatin kinez.

Newcastle drejt kalimit në pronësi të fondit arab PIF
Një tjetër klub i Premier League do të jetë në duart e manjatëve nga Gjiri Persik. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, PIF është vetëm një hap blerjes së 80% të aksioneve të Newcastle për 300 mln paund. Premier League ka dhënë ok për këtë transaksion pasi ka marrë prova të mjaftueshme se ky fond është i pavarur nga qeveria saudite dhe se nuk janë këta të fundit që do të drejtojnë klubin. Afro 92% e tifozëve të Newcastle janë shprehur pro blerjes së klubit nga fondi saudit pasi këta të fundit kanë premtuar blerje të mëdha në merkato.

Icardi i tepërt te PSG, Tottenham gati ta transferojë
Mauro Icardi nuk do të qëndrojë gjatë te Paris Saint Germain. Arsyeja kryesore është fakti që ai nuk luan rregullisht pa llogaritur edhe raportet jo të mira që ka prej kohësh me Lionel Messin. Për bomberin argjentinas është hedhur në sulm Tottenham që po kërkon një lojtar goli pasi Harry Kane vijon të insistojë për t’u larguar ndaj dhe Dr. Sportiv, Paratiçi ka shënjestruar Icardin. Për një operacion të tillë duhet pritur vera e ardhshme por nuk përjashtohet që “Spurs”-at të investojnë në Janar për të shmangur konkurencën në rritje për sulmuesin argjentinas.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...