Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Liverpooli mban pezull holandezin Wijnaldum, lumë ofertash për Hulk

E ardhmja e Georginio Wijnaldum te Liverpooli është në pikëpyetje. Mesfushori holandez është në fund të kontratës me kampionët në fuqi të Premier League-s dhe në një deklaratë të fundit ka bërë me dije se nuk ka asnjë negociatë për rinovimin. 30-vjeçari konfirmoi se me drejtuesit nuk ka biseduar për një rinovim të mundshëm, çka ka shtuar zërat e një largimi me parametër zero në fund të sezonit aktual. Shumë ekipe, me Barcelonën në krye, po fërkojnë duart për lojtarin, teksa edhe Interi e Tottenhami janë në ndjekje të tij.

Bayern mbetet një nga klubet më të mëdha që u ka dhënë shumë rëndësi të rinjve të talentuar jo vetëm nëpër botë, por edhe nga akademia. Një prej tyre është Torben Rhein, i cili konsiderohet nga specialistët si pasuesi i Toni Kroosi, të cilit drejtuesit duan t’ia sigurojnë të ardhmen me bavarezët.

Mesfushori ka një kontratë deri në fund të sezonit aktual, teksa kanë nisur bisedimet për ta zgjatur me 4 sezone të tjera. Trajneri Flick po mendon që ta grumbullojë të riun me ekipin e parë.

Martin Odegaard ka vendosur të mos qëndrojë më në Primera Division. Mesfushori norvegjez, i cili është lënë në hije nga Zidane, do të largohet këtë sesion të merkatos, jo drejt Sociedadit, siç ishte përfolur, por në Premier League. Mësohet se lojtari ka marrë garanci nga Mikel Arteta për të qenë protagonist tek Arsenali, ndaj ka zgjedhur huazimin te “Topçinjtë”, ku do të gjejë lojtarin tjetër të Realit, Dani Ceballos.

Një betejë e fortë në merkato po zhvillohet për të siguruar shërbimet e brazilianit Hulk. Sulmuesi tashmë është lojtar i lire, pas mbylljes së kontratës me Shanghai Sipg, dhe prej kohësh përflitej për një rikthim në vendlindje, por ofertat e rëndësishme mund t’ia ndryshojnë planet. Dy ish-ekipet e tij në Europë, Porto dhe Zeniti, i kanë prezantuar oferta konkrete, teksa Al Hilal në Arabinë Saudite prej kohësh po bisedon me agjentin e 34-vjeçarit. Me oferta të tilla vështirë që Hulk të pranojë, për momentin, të luajë me Flamengon, Palmeiras apo Atletico Mineiron në Brazil.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...