Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Lopes drejt largimit nga Sevilla, Pulgar kërkohet nga Atletico

Rony Lopes: Në vitin e parë te Sevilla, Rony Lopes mund të konsiderohet zhgënjim. Sulmuesi portugez nuk ka patur besimin e trajnerit Lopetegui, i cili e ka akvitivizuar në total 680 minuta në 15 ndeshje ndaj dhe rrugët mes tyre në fund të sezonit pritet të ndahen përfundimisht.

Për 24-vjeçarin shihet mundësia e rikthimit në kampionatin francez, aty ku ka bërë më mire me Lille dhe Monaco. Nice ka shprehur interesim për sulmuesin anësor, por nuk mund të arrijë shumën 20 mln euro, që kërkon Sevilla. Një mundësi për akord është edhe huazimi i lojtarit me opsion blerjeje pas 2 sezonesh për afro 13-15 mln euro.

Andre Onana: Andre Onana ka deklaruar prej kohësh se do të largohet nga Ajaxi këtë verë, madje drejtuesit e kanë pranuar një vendim të tillë, por për shumë arsye portieri 24-vjeçar mund të qëndrojë edhe një vit. Klubi po mendon të arrijë marrëveshjen me lojtarin për të qëndruar edhe një vit, pasi është i rëndësishëm për skuadrën teksa edhe ofertat konkrete në drejtim të tij mungojnë. Onana prej kohësh pëlqehet nga Chelsea, por kërkesa prej 40 mln eurosh në kohë pandemie e Ajaxit konsiderohet e lartë për blutë e Londrës.

Eric Pulgar: Tek Atletico Madridi janë të dorëzuar për largimin e Thomas Partey dhe po përgatitin listën me emrat për pasuesin e mesfushorit. Një prej tyre është edhe Eric Pulgar, 26-vjeçari që te Fiorentina po impresionon, duke qenë titullar dhe shumë i rëndëisishëm për Iachinin. Lojtari kilian u ble verën e kaluar për 10 mln euro nga Bologna, por tani vlen të paktën 2-fish më shumë dhe vlera e tij sa vjen e rritet. Palët kanë intensifikuar konktaktet për ta transferuar në fund të sezonit dhe Pulgar ka dhënë “ok” për një hap të tillë dhe mbetet vetëm akordi mes dy klubeve.

Nicolas Gonzalez: Stuttgarti arriti të rikthehej me shumë vështirësi në Bundesligë për sezonin tjetër dhe menjëherë pas festës ka shpërthyer çështja “Nicolas Gonzalez”. Sulmuesi argjentinas, titullar i padiskutueshëm me 14 gola dhe 3 asiste, ka kërkuar largimin për të bërë një hap përpara në karrierën e tij, por drejtuesit e mendojnë ndryshe. Ata nuk duan të dobësojnë skuadrën në një kohë kur është e vështirë financiarisht për të gjetur alternativë dhe për më tepër vetëm me një ofertë prej 30 mln eurosh mund të pranojnë largimin e argjentinasit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...