Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Man. United dhe Liverpooli, duel për lojtarin e Leeds United

Raphael Dias Belloli, i njohur ndryshe si Raphinha, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier League-s. Manchester United dhe Liverpooli janë vënë në ndjekje të brazilianit, i cili po bën një punë shumë të mirë te Leeds United, pasi nën drejtimin e Marcelo Bielsas ai ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, duke bërë që klubet e tjera të shfaqin interes për të.

Pavarësisht interesimit të gjigantëve të futbollit anglez, futbollisti është shprehur se është shumë i lumtur te Leeds, ku të gjithë e kanë trajtuar shumë mirë, dhe falë punës së stafit ai është përmirësuar shumë dhe se nuk e mendon aspak largimin.

Performanca e Franck Kessie ka bindur Milanin t’i besojë atij edhe për të ardhmen. Sipas medieve italiane, drejtuesit e kuqezinjve kanë kohë që po punojnë për rinovimin e kontratës me mesfushorin. Kontrata e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit Maldini dhe Massara janë gati t’i paraqesin lojtarit rinovimin deri në vitin 2026 me një rritje page deri në 3 milionë euro. Aktualisht Kessie përfiton një pagë 2.2 milionë në sezon.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...