Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt merkato/ Everton kërkon mbrojtësin e Atl. Madridit, David Luiz drejt kthimit në Francë

Evertoni kërkon mbrojtësin e Atleticos së Madridit
Evertoni kërkon të përforcohet në merkaton e verës në mënyrë që trajneri Carlo Ancelotti të ketë një ekip sa më të kompletuar. Klubi nga “Merseyside” ka hedhur sytë nga Spanja, ku ka shënjestruar Santiago Arias. Kolumbiani nuk ka shumë hapësira tek Atletico Madrid dhe është me valixhe në duar.

Pikërisht nga kjo situatë kërkon të përfitojë Evertoni, që sipas mediave angleze, ka nisur bisedimet për të bindur “Los Colchoneros”. Drejtuesit nga “Goodison Park” pritet të ofrojnë rreth 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit, i cili dy vite më parë u ble nga PSV Eindhoven për gati të njëjtën shifër.

Jo vetëm Milani, edhe Lyon në garë për Bakayoko
Tiemoue Bakayoko po përmendet gjithnjë e më shumë në ditët e fundit, me francezin që kërkohet me ngulm nga Milani, por jo vetëm. Për shërbimet e tij është futur në garë së fundmi edhe Lyoni që e sheh lojtarin si përforcimin ideal për mesfushën.

Houssem Aouar është thuajse i larguar pasi kërkohet nga shumë klube të mëdha dhe për këtë arsye Bakayoko shihet si një përforcim shumë i nevojshëm.

Sipas mediave franceze, Lyoni është gati të paguajë 20 milionë euro për Bakayoko, por problem mbetet dëshira e lojtarit, i cili preferon të rikthehet në Itali te Milani, që ende nuk ka një marrëveshje me Chelsean.

David Luiz drejt largimit nga Arsenali, kontakte me klubin e Rennes
David Luiz rinovoi me Arsenalin disa muaj më parë edhe për një sezon, por duket se aventura e brazilianit në Londër mund të mbyllet më shpejt nga çfarë pritej.

Mediat në Francë kanë nisur të spekulojnë se mbrojtësi mund të transferohet te Rennes. Bisedimet kanë filluar prej ditësh dhe shumë shpejt mund të arrihet në një marrëveshje.

Një rikthim në Francë i pëlqen David Luiz, për më tepër kur bëhet fjalë për një klub që ndryshe nga Arsenali, do të luajë në grupet e Champions League sezonin e ardhshëm, pasi Rennes e mbylli sezonin e shkuar në Ligue 1 në vendin e tretë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...