Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt merkato/ Gabriel Jesus synohet nga Juvja, Atletico shënjestron Allan

Juventusi ka një objektiv të madh për të përforcuar sulmin. Bardhezinjtë gjatë meraktos së verës do të synojnë të bindin Gabriel Jesus të transferohet në Torino. Por për italianët do të jetë e vështirë të arrijnë te kartoni i 23-vjeçarit, i cili konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Pep Guardiola. Gjithsesi, sipas raportimeve të mediave, spanjolli mund të lejojë largimin e barzilianit vetëm nëse italianët pranojnë të fusin në tratativë kartonin e Dybalas. Në rast se Juventusi, anglezët mund të pranojnë shkëmbimin me njërin mes Douglas Costa ose Miralem Pjanic.

Atletico Madrid futet në garë për kartonin e Allan, i cili shpeshherë ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Napoli. Por spanjollët nuk janë të vetmit që kërkojnë shërbimet e 29-vjeçarit, pasi edhe Evertoni, që drejtohet nga Ancelotti, e pëlqen brazilianin. Trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone, ka kohë që e pëlqen futbollistin, por klubi madrilen nuk mund të ofrojë më shumë se 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë që presidenti i të kaltërve e ka bërë të qartë se kushdo që e dëshiron lojtarin duhet të derdhë në arkat e klubit shumën 40 milionë euro.

Për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, klubi i Bolognas hedh sytë nga Milani. Sipas mediave italiane, objektivi primar i skaudrës kuqeblu është Davide Calabria, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës nga Milanello, pasi lojtari nuk konsiderohet i pashitshëm nga drejtuesit e klubit. Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, e njeh mire 23-vjeçarin, të cilin e ka stërvitur kur drejtonte pikërisht Milanin. Për ta lënë të lirë futbollistin drejtuesit e klubit kuqezi kërkojnë 8-10 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...