Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Milani kërkon qëndrimin e Diaz, Lazio synon lojtarin e Chelsea-t

AC Milan's Spanish midfielder Brahim Diaz celebrates after scoring during the UEFA Europa League Group H football match AC Milan vs Celtic on December 3, 2020 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Vincenzo PINTO / AFP) (Photo by VINCENZO PINTO/AFP via Getty Images)

Vazhdojnë bisedimet mes drejtuesve të Milanit dhe Realit të Madridit për të ardhmen e Brahim Diaz. Kuqezinjtë janë të kënaqur me atë që ka dhënë 21-vjeçari me fanellën kuqezi. Sulmuesi është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli, i cili dëshiron ta mbajë spanjollin në Milanello. Palët vazhdojnë me intensitet bisedimet, teksa italianët kërkojnë të rinovojnë huazimin edhe për një sezon, për ta blerë më pas përfundimisht kartonin e Diaz.

Mesfushori i Chelsea-t, Ruben Loftus-Cheek, është emri i parë në listën e klubit të Lazios për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Bardhekaltrit kanë nisur bisedimet me londinezët për ta marrë futbollistin në formë huazimi. 25-vjeçari sezonin që u mbyll luajti i huazuar te Fulhami, ekip ku u aktivizua 30 herë, duke realizuar edhe një gol. Futbollisti, i cili është rikthyer në “Stamford Bridge”, duket se nuk do të qëndrojë gjatë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Tuchel për të ardhmen dhe klubi ka dhënë “ok” për largimin e tij gjatë merkatos së verës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...