Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Mourinho kërkon Sabitzer, Romagnoli drejt kampionatit spanjoll

Roma kërkon Sabitzer për mesfushën
Pavarësisht se nuk është ulur ende në stolin e Romës, trajneri i ri Jose Mourinho ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një ndër objektivët kryesor të portugezit është talenti i Leipzig, Marcel Sabitzer, të cilin 58-vjeçari e ka kërkuar edhe më parë në kohën kur drejtonte anglezët e Tottenhamit. 27-vjeçari ka një kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2022, kështu që drejtuesit e klubit gjerman mund ta shesin mesfushorin gjatë verës për të mos e humbur më pas atë me parametër zero.

Fiorentina plan për të mbajtur Vlahovic
Pavarësisht presionit të klubeve të mëdha që interesohen për kartonin e Dusan Vlahovic, drejtuesit e Fiorentinës nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe të lënë të lire futbollistin. Drejtuesit e klubit vjollcë për të bindur lojtarin të firmosë i kanë ofruar atij rinovimin deri në 2025 me një page prej 4 milionë eurosh në sezon dhe përfshirjen në kontratë të një klauzole që kap shifrën e 70 milionë Eurove. Pavarësisht ofertës së klubit toskan, 21-vjeçari po tundohet jo pak nga idea për të luajtur në Premier League ku Liverpooli është gati t’i paraqesë atij një page më të madhe.

Atletico Madrid në gjurmët e kapitenit të Milanit
E ardhmja e Alessio Romagnoli mund të jetë larg Milanit. Kontrata e kapitenit me kuqezinjtë skadon më 30 Qershor të vitit 2022 dhe për rinovimin, agjenti i mbrojtësit, Mino Raiola i ka kërkuar drejtuesve një page prej 6 milionë Eurosh. Në rast se mes palëve nuk arrihet marrëveshja 26-vjeçari mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Pioli që gjatë merkatos së verës. Sipas mediave spanjolle, futbollisti ndiqet me interes nga Atletico Madrid, që gjatë verës me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën José Maria Gimenez, i cili mund të kalojë në Premier League, pasi ndiqet nga Manchester City e Chelsea

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...