Merkato

Shkurt/ Mourinho do Iscon, Man. United “blindon” Bruno Fernandesin

Roma futet fuqishëm në garë për kartonin e Iscos, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi. Verdhekuqtë kanë parakaluar në tratativa Juventusin, që ka kohë që interesohet për futbollistin, kontrata e të cilit me madrilenët skadon në vitin 2022. Trajneri i ri i klubit nga kryeqyteti, Jose Mourinho, u ka kërkuar drejtuesve si përforcim për mesin e fushës 29-vjeçarin, u cili vlerësohet 20 milionë euro. Drejtuesit e Romës kanë dhënë miratimin për afrimin e mesfushorit, duke parakaluar “Zonjën e Vjetër” në tratatiavt për blerjen e futbollistit gjatë merkatos së verës.

Manchester United “blindon” Bruno Fernandesin. Mesfushori po shkëlqen me fanellën e “Djajve të Kuq”, teksa në 35 paraqitje ka realizuar 17 gola. Drejtuesit e klubit kanë arritur akordin për rinovimin me futbollistin, pavarësisht se kontrata e 26-vjeçarit skadon në vitin 2025. Sipas mediave angleze, me kontratën e re portugezi do të përfitojnë dyfishim të pagës, nga 9 milionë në 18 milionë euro në sezon. Po sipas raportimit të mediave, palët do të ulen në tavolinë për të hedhur të zezën mbi të bardhë pas përfundimit të finales së Europa League-s, kur Manchester United do të përballët Villarrealin.

Shtohen pretendentët për Ashley Young. Mbrojtësi do të largohet në fund të sezonit nga Interi, kohë kur i përfundon edhe kontrata. Pas Watfordit, që kërkon të rikthejë në skuadër 35-vjeçarin, në garë për të është futur edhe Inter Miami i David Beckham, i cili po ndërton një skuadër interesante, duke mbledhur lojtarë si Blaise Matuidi, Gonzalo Higuain dhe Ryan Shawcross. Dëshira e Young është rikthimi te Watfordit, por ideja e kalimit në një kampionat si MLS e tundon jo pak lojtarin, i cili do të vendosë për të ardhmen në fund të kampionatit.

13 milionë euro, kjo është shuma që Lazio e Sevilla duhet të paguajnë në arkën e Rangers për kartonin e Ianis Hagi, i cili këtë sezon po bën një paraqitje shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Steven Gerrard, ku në 31 paraqitje ka realizuar 6 gola. Mesfushori pëlqehet shumë nga bardhekaltrit, të cilët për të arritur te kartoni i rumunit duhet të mposhtin konkurrencën e spanjollëve të Sevillas, që vazhdon të insistojë për kartonin e 22-vjeçarit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency