Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Oscar dëshiron të mbyllë karrierën te Chelsea, Sanson tek Aston Villa

Braziliani Oscar shpreson që një ditë të rikthehet te Chelsea, klubi që i hapi derën e madhe në futbollin europian, ku dëshiron të mbyllë karrierën. Fantazisti 29-vjeçar rrëfen se për momentin nuk mendon të largohet nga Shanghai SIPG, pasi ka projekte të rëndësishme, por në të ardhmen pranoi se synon të veshë sërish fanellën e bluve të Londrës për të përfunduar atë që nisi. Oscar tha se ka kaluar 5 vite fantastike te Chelsea dhe se i mungon shumë tifozëria e “Stamford Bridge”.

Morgan Sanson është goditja e radhës e Aston Villas. Klubi anglez zyrtarizoi blerjen e mesfushorit 26-vjeçar nga Marseja pas shumë javësh negociata, duke përfituar edhe nga fakti që lojtari kishte refuzuar rinovimin e kontratës. Klubi francez arkëton kështu 16 milionë euro nga shitja e lojtarit, ndërsa ky i fundit realizon edhe dëshirën për të luajtur në Premier League, pasi kishte refuzuar shumë ofertë të tjera nga Spanja apo Italia.

Merr fund çështja “Reinier” mes Dortmundit dhe Real Madridit. Dy klubet kanë diskutuar në distancë javët e fundit për fatin e lojtarit, i cili është huazuar për 2 sezone në Bundesliugë, por aktivizimi i tij me pikatore mund të çonte në mbylljen para kohe të kësaj aventure. Mësohet se talenti brazilian do të qëndrojë edhe pse ka luajtur vetëm 136 minuta deri tani me fanellën e Dortmundit, teksa bie kështu hipoteza që Reali ta tërhiqte për ta huazuar në një ekip tjetër, pasi ofertat nuk mungonin.

DORTMUND, GERMANY – AUGUST 25: (BILD ZEITUNG OUT) Reinier Jesus Carvalho of Borussia Dortmund controls the ball during the Borussia Dortmund Training Session on August 25, 2020 in Dortmund, Germany. (Photo by Ralf Treese/DeFodi Images via Getty Images)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...