Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Paqueta sinjal lamtumire, Barcelona merr ofertën “faraonike” për Trincaon

Teksa Milani zhvilloi një kampionat fantastik pas ndërprerjes, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lucas Paquetan. Braziliani edhe në ndeshjen e fundit me Cagliarin ngrohu stolin dhe tashmë e ardhmja e tij duket larg Milanit e për më tepër pas një postimi social. Mesfushori u përshëndet dhe falënderoi tifozët e Milanit, ndërsa shkroi se do të vazhdojë të kërkojë ëndrrat dhe objektivat e tij. Një nga destinacionet e mundshme të Paquetas është Fiorentina, pa harruar që edhe Paris Saint Germain e pëlqen mesfushorin Brazilian.

Ende pa nisur aventurën e re me Barcelonën, për talentin Trincao kanë mbërritur edhe oferta të rëndësishme, që për katalanasit nuk do të merren aspak në konsiderate. Sulmuesi 20-vjeçar u ble për 30 mln euro nga Barcelona janarin e kaluar dhe u la te Braga deri në fund të sezonit aktual, por së fundmi mësohet se një ekip i Premier League-s ka ofruar 60 mln euro për sulmuesin anësor. Një shumë e tillë nuk ka asnjë efekt për Barcelonën që e shikon të ardhmen e Trincaos në “Camp Nou” e për më tepër ka vendosur një klauzolë 500 mln euro në kontratën e talentit.

 

Matthias Ginter është një nga mbrojtësit më të kërkuar në merkaton e verës dhe ofertat nga Interi, Chelsea dhe Atl. Madridi mund ta bëjnë atë një ndër më të paguarit, por ai duket se ka zgjedhur besnikërinë ndaj Borussia M’Gadhachut. 26-vjeçari e pranoi se ndihet krenar dhe i vlerësuar për interesimin e klubeve të mëdha, duke siguruar se ndihet i lumtur te skuadra aktuale. Ginter pohoi se skuadra ka potencial të madh për të bërë më mirë në sezonin e ri dhe nuk e përjashtoi mundësinë e rinovimit të kontratës, e cila skadon në vitin 2022.

Vetëm pak ditë pas triumfit në Kupën e Turqisë, Trabzonspori e ka tashmë një trajner me kohë të plotë për sezonin e ri. Eshtë pikërisht ai që e çoi ekipin në suksesin e Kupës, Eddie Newton, i cili mori drejtimin vetëm për disa ndeshje pas largimit të Hysein Cimsir. Klubi njoftoi se i ka dhënë besimin e duhur 48-vjeçarit per të tentuar titullin sezonin e ri me Trabzonsporin. Newton do të ketë objektiv vetëm kampionatin, duke qenë se CAS-i i mohoi klubit të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës në sezonin që do të nisë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...